Krujë/ Kultivimi i bimëve narkotike, vihet në pranga një 28-vjeçar

Është vënë në pranga një 28-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa.

Krujë

Vijon kontrolli masiv në terren, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga një 28-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit masiv për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 28 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa.

Po gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën në oborrin e banesës së shtetasit I. C., 80 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë, fidanë e kubikë të kult…