Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes partive politike në Shqipëri për reformën zgjedhore.
Përmes një mesazhi, Pompeo thekson se e ka mirëpritur arritjen e një dakordësie, e cila do të forcojë demokracinë e Shqipërisë dhe më tutje të ardhmen e vendit në BE.
“Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike”, tha ai midis të tjerash në konferencës për shtyp.



