Ngjarje e rëndë në Kombinat, nënë e bijë vetëflijohen se besonin te ringjallja

Nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.

Një ngjarje rëndë raportohet të ketë ndodhur sot mbrapa ish-mapos në Kombinat, afër gjimnazit “Myslim Keta”.

Balkanweb raporton se nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç janë gjetur të pajeta brenda banesës së tyre. Po ashtu raportohet se edhe vajza tjetër e familjes është transportuar në gjendje të rëndë në spital. Ajo quhet Blerta Josifi 34-vjeç.

Nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.

Dyshohet se vajza ka vdekur ditë më parë por mbahej ne banesë, ndërsa nëna e saj ka ndërruar jetë sot.