Sipas Ramës arsyeja nuk gjendet në Kosovë arsyeja është në Europë, në politikën e brendshme të BE-së, vendeve të ndryshme.
Rama: Është një turp për BE që sot mban peng një popull që ende ndalohet të lëviz lirisht si gjithë të tjerët, pasi si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet që duhet të plotësojë çdo shtet para se të marr liberalizimin e vizave. Arsyeja nuk gjendet në Kosovë, në ndonjë paaftësi për të përmbushur detyrimet, ato janë përmbushur dhe janë njohur nga vetë KE, arsyeja është në Europë, në politikën e brendshme të BE-së, vendeve të ndryshme, që gjithmonë e më shumë kur marrin vendime për ne, nisen nga kalkulimet për qëndrueshmërinë elektorale të forcave qeverisëse, ky nuk është turp, turpi është që Kosova nuk lëviz e lirë.


