Zbulohen detaje të tjera nga dëshmia e 34-vjeçares, Blerta Josifi. Mësohet se ajo u ka treguar efektivëve të Policisë, se kishin mbi 40 ditë që nuk konsumonin ushqim.
Gjithashtu ka qënë ajo që ka treguar se e motra kishte më shumë se 1 vit që kishte ndërruar jetë, gjë që pritet të verifikohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
“Nëna e prishi sakrificën, vdiq! Unë ia dola, jam ende gjallë. Do ringjallem,”-mësohet se është shpehur ajo.
Mbrëmjen e djeshme Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, u gjetën pajetë në apartamentin e tyre në Kombinat. Vajza tjetër Blerta u gjet gjallë dhe ndodhet në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”. Anisa kishte 15 muaj që kishte vdekur dhe e ëma me të motren e lyenin me vaj e me uthull që të mos dekompozohej dhe të mos ndihej era. Pesë vite më parë, familja Josifi kishte humbur kryefamiljarin.


