Pas informacioneve të marra, efektivët kanë organizuar punën, ku në fshatin Perlat kanë bllokuar mjetin me drejtues shtetasin A.N.
Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.N.,41 vjeç, banues në Mat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe është bërë sekuestrimi i automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë , për veprime të mëtejshme.



