Turqia ka arrestuar gjithsej 18 persona për lidhjet e tyre të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të mposhtur të vitit 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prokurorët në kryeqytetin e Ankarasë lëshuan urdhra arresti për 31 të dyshuar, përfshirë tetë nëpunës civilë me detyrë aktive, të cilët akuzohen për përdorimin e ByLock, aplikacioni i mesazheve të fshehura të smartphone-ve të grupit terrorist.
Policia arrestoi 12 të dyshuar në operacionet e nisura në 10 provinca. Kërkimi për të tjerët vazhdon.![]()
Ndaras, prokurorët në provincën qendrore të Konya lëshuan urdhër arreste për 14 të dyshuar, gjashtë prej të cilëve janë arrestuar deri më tani. Ekipet e policisë vazhdojnë bastisjet për të kapur pjesën tjetër.
FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 martirë dhe afër 2.200 të plagosur.
Ankaraja e akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.



