Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 5 persona të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë ndërruar jetë duke e çuar në 169 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 237 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 6.917.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 555 mostra të dyshuara me COVID-19 ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 33.844 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 139 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 3.753 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.955.![]()



