Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 20ºC në 30ºC, në zonat e ulëta nga 25ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 27°C në 36ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 17ºC deri në 33ºC dhe në zonat e ulëta nga 22ºC në 34ºC.



