Presidentit të Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) Abdullah Eren uron Kurban Bajramin

Presidenti i Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) Abdullah Eren publikoi një mesazh në lidhje me Bajramin e Kurbanit.

Presidenti i Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) Abdullah Eren publikoi një mesazh në lidhje me Bajramin e Kurbanit. Presidenti i YTB-së Abdullah Eren në mesazhin që publikoi në lidhje me Bajramin e Kurbanit, uroi për Bajramin e Kurbanit të gjithë qytetarët turq që ndodhen jashtë shtetit, të gjithë qytetarët e komuniteteve mike, si dhe studentëve ndërkombëtarë që marrin studim në Turqi.

Eren shprehet kështu në mesazhin e tij, “Edhe këtë Bajram fatkeqësisht do e kalojmë nën ndikimin e disa kushteve të shkaktuara nga pandemia Covid-19. Me lejen e Allahut bajramet në vijim do i festojmë të gjithë së bashku me entuziazëm. Prandaj edhe mos të harrojmë se duhet të respektojmë patjetër masat si përdorimi i maskës, distancimi fizik dhe higjiena.”

Abdullah Eren, i cili kujtoi se Bajrami është ekuivalent me procesin e kthimit në atdheun kryesor të qytetarëve që gjenden jashtë shtetit, theksoi se ndan entuziazmin e bashkëqytetarëve që janë nisur për në udhëtim për të kaluar periudhën e lejes dhe gëzimin e Bajramit në Turqi. Eren, i cili u shpreh duke thënë, “Në kuadër të punimeve tona të quajtura “Rruga e Vendlindjes”, edhe këtë vit qytetarët tonë do të mirëpriten nga personeli ynë dhe nga Policia Turke në kufirin me Serbinë, duke u gjendur pranë qytetarëve tanë në çdo moment me faqen e internetit memleketyolu.com (rruga e vendlindjes), me numrin tonë Ëhatsapp +90 530 257 25 99 dhe me shërbimet tonë tjerë, po përpiqemi që tiu mundësojmë të kalojnë një udhëtim komod dhe të beesueshëm. Iu uroj udhëtim të mbarë të gjithë qytetarëve,” theksoi se edhe në rrugën e kthimit YTB do të zhvillojë punime për sigurimin e nevojave.

Abdullah Eren, i cili shprehet se po shpresin përpjekje për vazhdimësinë e aktiviteteve ndaj vendeve mike edhe në periudhën e pandemisë, thotë kështu, “Gjeografia e zemrës është një shprehje që ndoshta nuk ka fatin e mirë ta ketë asnjë shtet tjetër. Mbart brenda vetes dashurinë, sinqeritetin, unitetin, bashkimin në ndjenja, një të shkuar dhe vlera të përbashkëta. Edhe ne, me këtë vetëdije, i vijojmë punimet tona në mjaft fusha nga arsimi tek kultura.

Eren, në veçanti, duke theksuar faktin se studentët ndërkombëtarë që marrin arsim në Turqi dhe që gjenden kilometra larg shteteve të tyre, i vlerëson si amanet nga prindërit, shteteve dhe të ardhmes së shteteve të tyre, u shpreh se po vazhdojnë punime të ndryshëm në mënyrë që studentët të kalojnë kohë të këndshme, por edhe produktive në Turqi.