Aksident në Shkodër/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, përplaset me shtyllën e ndriçimit, niset me urgjencë drejt spitalit

Mësohet se ka ngelur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident në qytetin e Shkodrës. Mësohet se drejtuesi i një mjeti tip Fouristradë humbi kontrollin dhe u përplas me shtyllën e ndriçimit në rrugë.

Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i mjetit dhe mjeti ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e përparme.

Shoferi ndodhet në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Policia ka nisur hetimet për këtë aksident.