Radhë të gjata edhe në Kapshticë, plotësohet kuota për kalimin në pikën kufitare me Greqinë

Edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës vijojnë radhët e gjata mëngjesin e kësaj të diele...

Edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës vijojnë radhët e gjata mëngjesin e kësaj të diele.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njofton se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas.

Më tej thuhet se aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, jemi informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas.

Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!