Gjendet trupi i pajetë i 24-vjeçarit, Bekim Dema i cili u mbyt para dy ditësh në liqenin e Shkodrës.
Viktima po lahej së bashku më 4 shokët e tij kur u hedh nga varka dhe nuk doli më.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grizhë, në vendin e quajtur ‘Balshaj’, Malësi e Madhe.
Këtë sezon veror në Shqipëri janë mbytur një numër i madh njerëzish në liqen ose në det, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të jenë më të kujdesshëm./CNA.al


