Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, publikoi një mesazh ngushëllimi me rastin e përvjetorit të tërmetit në Marmara që ka ndodhur më 17 gusht të vitit 1999, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan saktë në ora 03:02, kur ndodhi tërmeti shkatërrues me fuqi prej 7,4 ballë sipas Rihterit, në Twitter publikoi mesazhin e tij.
Ai rikujtoi se tërmeti që mori thuajse 17.000 jetë, ndërsa më shumë se gjysmë milion njerëz mbetën pa shtëpitë e tyre, zgjati 45 sekonda.
“Edhe njëherë uroj që mëshira e Zotit t’i përfshijë qytetarët tanë që humbën jetën në tërmetin që ndodhi më 17 gusht të vitit 1999, ndërsa edhe njëherë përcjell ngushëllimet të afërmeve të tyre. Me vendosmëri do të vazhdojmë të ndërmarrim masa me kuptimin se njerëzit vriten nga pakujdesia, jo nga tërmeti”, theksoi presidenti i Turqisë.
Në mbarë Turqinë mbahen programe të ndryshme në kuadër të shënimit të përvjetorit të tërmetit në Marmara.![]()


