Një tjetër viktimë në plazhet e Shqipërisë. Mësohet se në plazhin e Velipojës është gjetur e mbytur një grua. Mosha dhe identiteti i saj ende nuk janë mësuar. Trupi i gruas është gjetur i pajetë në ujë.
Gruaja mendohet të ketë qenë pushuese në zonën e Vilunit në Velipojë./Express
Njoftimi i Policisë:
Velipojë/Shkodër
Më datë 19.08.2020, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e seksit femer, ende e pa identifikuar.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


