Bashkëshorti i një punonjëseje pozitiv për Covid, pezullohet puna në hipotekën e Pogradecit

Mësohet se sot në këto zyra janë kryer dezinfektime ndërsa puna do të vijojë me masa të rrepta për të gjithë qytetarët.

Zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Pogradec kanë pezulluar punën ditën e sotme.
Pezullimi i punës ka ardhur pasi bashkëshorti i një punonjëseje ka rezultuar me Covid-19 dhe është i shtruar në kryeqytet.

Mësohet se sot në këto zyra janë kryer dezinfektime ndërsa puna do të vijojë me masa të rrepta për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë do të gjurmohet nëse punonjësja ka pasur kontakt me kolegët ose jo./CNA.al