Për pasojë e këtij aksidenti E. D., 48 vjeçe humbi jetën në spital, ndërsa M. D. dhe Sh. D., ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. I arrestuari është J. L., 21 vjeç.
Njoftimi i policisë:
“Shërbimet e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. L., 21 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi 3 shtetase të cilat po qëndronin jashtë mjetit, pas një incidenti rrugor që kishte ndodhur pak minuta më parë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në spital shtetasja E. D., 48 vjeçe, si dhe janë dëmtuar shtetaset M. D. dhe Sh. D., të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.”



