Turqia konfirmoi 1.642 raste dhe 49 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 274.943 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 6.511 atë të viktimave deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.211 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 248.087, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin.
Deri më tani, Turqia ka kryer 7.466.087 teste, përfshirë 110.225 në 24 orët e fundit.
Aktualisht, 1.041 pacientë në mbarë Turqinë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 7,6 për qind e pacientëve janë prekur nga pneumonia.


