Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15º në 27ºC, në zonat e ulëta nga 21ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 36ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verlindir-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 14ºC deri në 31ºC dhe në zonat e ulëta nga 19ºC në 32ºC.


