Ai theksoi se Shqipëria nuk do të sakrifikojë as për kokën e Metës dhe as atë të kryeministrit Edi Rama dhe se gjithmonë do të jetë e fortë, pasi ka kaluar situata më të vështira.
“Unë qëndrimet e mia i kam mbajtur institucionale, të gjitha kanë qenë koherente të gjitha të qarta se çfarë do të bëjë mazhoranca është zgjedhje e saj. Unë kam qenë kryeministër jam ndeshur me situata të vështira. Për antarësimin e Shqipërisë në BE s’do të sakrifikohet as për kokën e Metës as të Edi Ramës. Shqipëria ka mbijetuar e do të qëndrojë edhe më e fortë. S’do të ketë më marrëveshje, në fuqi vetëm marrëveshja e 5 qershorit dhe do të hapen listat”, tha presidenti.


