Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 127 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me rastet e reja, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 13.518 dhe numri i të vdekurve në 384.
Në orët e fundit janë shëruar 103 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 7.732, ndërsa rastet aktive janë 5.402.
Sipas njoftimit të ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri vijojnë testimet dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 87.198 testime për personat e dyshuar me koronavirus.



