Kryeparlamentari turk fton në Kuvend ambasadorin e Azerbajxhanit

Şentop i tha Ibrahimit se Turqia do të vazhdojë të ofrojë të gjithë mbështetjen Azerbajxhanit në përputhje me parimin "dy shtete, një komb"

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop zhvilloi sot një bisedë telefonike me ambasadorin e Azerbajxhanit në Turqi, Hazar Ibrahimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç ka bërë të ditur zyrja e kryeparlamentarit turk, Şentop e ftoi ambasadorin Ibrahimi të marrë pjesë në seancën e katërt legjislative të Parlamentit turk në kryeqytetin Ankara.

Ai i tha Ibrahimit se Turqia do të vazhdojë të ofrojë të gjithë mbështetjen Azerbajxhanit në përputhje me parimin “dy shtete, një komb”.

Parlamenti turk ka filluar sesionin e katërt legjislativ të mandatit të tij të 27-të sot pasdite ndërsa është paraparë fjalim i presidentin Recep Tayyip Erdoğan.