Plagosje gjatë natës në Gjuricaj të Durrësit, qëllohet me armë në këmbë 36-vjeçari, shpallet në kërkim autori nga Mirdita

Një plagosje ka ndodhur gjatë natës në Gjuricaj të Durrësit teksa një 40-vjeçar nga Mirdita ka qëlluar me armë zjarri në këmbë një 36-vjeçar tjetër.

Policia njofton se i plagosuri ka qenë i dënuar më parë për dhunim në banesë të kryer në bashkëpunim, kurse autori është tashmë në kërkim nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur rrëth orës 1:00 të natës në Gjuricaj dhe konflikti ka qenë për motive të dobëta.