Presidenti Meta: Muri kriminal i Rilindjes do të shembet me 25 prill ose më herët

Presidenti Ilir Meta reagoi sërish për shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit.

Sipas tij, PS tani është përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave

MESAZHI

Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.

Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.

Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme.

Shqipëria e Para!

Shqipëria si gjithë Europa!