Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin, Neritan Cena. Mësohet se pasuria ka “fundosur” gjyqatarin i cili ngeci në “rrjetën” e vettingut.
CNA.al ka zbardhur pasurinë e gjyqtarit Neritan Cena, atë që ai ka deklaruar me përgjegjësi të plotë pranë ILDKPKI-së.
Ajo që bie në sy është se gjyqtari merr më shumë borxhe dhe kredi se sa të ardhurat që ka. Ai rezulton me një baba të pasur, një motër që i bën dhuratë 16 150 euro, me kunata dhe kushërinj të pasur, që i japin para për të blërë patundshmëri brenda dhe jashtë vendit.
Lëvizjet financiare që ai deklaron vënë në dyshim pasurinë e tij monetare dhe të patundshme. Cena është pronar i 2 pasurive të patundshme në Gjermani, i një apartamenti në Tiranë dhe një një tjetri në Lukovë si edhe i 2 autoveturave personale.


