Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve në vend janë regjistruar 34 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë IKSHP-ja bën me dije se së fundmi kanë humbur jetën 3 persona duke e çuar numrin total të vdekjeve në 635 persona.
Betejën me sëmundjen COVID-19, e kanë fituar edhe 122 pacientë ndërsa raste aktive janë 1.203.
Me shtimin e rasteve të sotme në Kosovë që prej fillimit të pandemisë deri më tani janë infektuar 15.889 persona, ndërsa 14.051 janë shëruar



