Një avion i vogël i mbushur i cili kishte brenda me thuajse gjysmë toni kokainë u përplas në Meksikë pasi autoritetet ishin vënë në ndjekje të tij.
Sipas mediave të huaja, si pasojë e aksidentit dy persona që ndodheshin brenda avionit kanë humbur jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria meksikane e Mbrojtjes, ku tha se helikopterët e ushtrisë meksikane e pikasën avionin në hapësirën ajrore të shtetit dhe e ndoqën për qindra kilometra derisa trafikantëve iu mbaroi karburanti dhe u rrëzuan në Botija, në qendër të Meksikës, njoftoi ministria në një deklaratë për mediat.
Ministria tha se në avion ndodheshin 400 kilogramë kokainë, që në treg kapte vlerën 19,2 milionë dollarë.



