Rama-Metës: Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë …

“Sherr e rrëmuja për interesat e tua dhe për partinë tënde të degraduar”

Kryeministri Edi Rama në një reagim në twitter ka sulmuar sërish presidentin Meta.

Rama në twiiter

Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë
dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!

Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!

Vijon…