Koronavirusi i merr jetën inxhinierit të njohur nga Elbasani, po kurohej prej disa ditësh në një spital të Turqisë

Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, inxhinieri i mirënjohur u dërgua për një trajtim të specializuar për në shtetin turk.

Koronavirusi i ka marrë jetën një figure mjaft të njohur në qytetin e Elbasanit. Në një spital të Turqisë ka ndërruar jetë inxhinieri Edmond Tafa.

I prekur nga Covid-19 i ndjeri kishte disa ditë i shtruar në një spital të Turqisë për asistencë të specializuar, por nuk e ka mundur dot të keqen.

Tafa kishte javë që ishte prekur nga virusi i rëndë. Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, inxhinieri i mirënjohur u dërgua për një trajtim të specializuar për në shtetin turk.