Kryeministri Rama është ndalur edhe tek investimet që pritet të kryhen në infrastrukturën portuale të vendit, ku ka deklaruar se do të hapet gara ndërkombëtare për transformimin e portit të Vlorës dhe Durrësit, teksa Saranda nga ana tjetër do të ketë së shpejti një port turistik.
Sa i takon kontratës koncesionare për rrugën Orikum-Dukat, ministrja e Ministrja e Infrastrukturës Balluku tha se kantieri i ndërtimit do të hapet vitin e ardhshëm, pas pezullimit për shkak të pandemisë. Më tej, ka dhënë detaje të reja lidhur me termocentralin e Vlorës si dhe hekurudhën Tiranë-Durrës.
Por, pavarësisht se Ministria e Infrastrukturës ka marrë rritjen më të madhe të fondeve buxhetore për vitin e ardhshëm, ministrja Balluku që drejton këtë dikaster deklaron se Financat kanë miratuar vetëm 45% të fondeve të kërkuara, të pamjaftueshme sipas saj.



