Akuza për falsifikim dokumentesh ndaj Ganezit Kobinës, futbollisti i Tiranës shkon në gjykatë (VIDEO)
Ganezit Kobina, futbollisti i ekipit të Tiranës ka shkuar sot në gjykatën e Tiranës, ku pritet të përballet me akuzën, pas një viti në ndjekje penale për falsifikim të dokumenteve, letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave.
Kobina shfaqet me maskë, në pritje për t’ futur në seancë, ku më herët ishte kërkuar shoqërimi i tij me forcë, pasi nuk paraqitej.
Kujtojmë që telashet për futbollistin e Tiranës nisën më 6 qershor të vitit 2019 ku gjatë kthimit nga Turqia në Shqipëri, policia kufitare në Rinas ka vërejtur se viza njëvjeçare e tij kishte skaduar dhe i kërkoi një leje qëndrimi.
Ai e paraqiti një të tillë, por polici verifikoi se leja ishte e falsifikuar, por kishte foton e tij. Kur prokuroria e morri në pyetje futbollistin, tashmë me nënshtetësi shqiptare tha se këtë dokument ia kishte dhënë një njeri që ndiqte ndeshjet e Tiranës në stadium, por që ai nuk e njihte. E kishte takuar dhe ai pas tre javësh i kishte dhënë dokumentin e lejes së qëndrimit.
Vetëm pas disa muajsh e kishte kuptuar se personi që i dha dokumentin s’kishte lidhje me ekipin e Tiranës.
Kobina është futbollisti që mori nënshtetësinë nga Presidenti Meta, i cili është vënë sëfundmi në shenjëstër të sulmeve politike, se i dha nënshtetësinë një futbolisti që kishte probleme me drejtësinë.



