Kosovë, ja sa raste të reja u regjistruan me Covid-19 në 24-orët e fundit

Kosovë, shkon në mbi 700 numri i të vdekurve nga COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 8 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 705 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 334 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 20.989.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 1.621 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 98.769 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 81 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 15.722 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.562.