Mbyllet përfundimisht greva! Naftëtarët e Ballshit pranojnë ofertën e kryeministrit. Reagon Rama: Jam i kënaqur! Brenda 48 orësh do takohemi përsëri

Naftëtarët e Ballshit kanë rënë dakord që të pranojnë ofertën e Ramës në lidhje me mbështetjen ekonomike.

Naftëtarët e Ballshit janë rigrumbulluar ditën e sotme përpara mjediseve të uzinës në Ballsh prej nga kanë rënë dakord që të pranojnë ofertën e kryeministrit Edi Rama për tu ndihmuar financiarisht nga qeveria. Naftëtarët shprehen se janë detyruar të pranojnë ofertën pasi ndodhen në kushte të vështira ekonomike.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj ka thënë se sa i përket pagave të prapambetura do të vijojë rruga gjyqësore deri ne Strasburg. Ndërkohë që kryeministri Rama ka reaguar në Twitter në lidhje me ‘dorëzimin’ e naftëraëve, duke u shprehur se ndihet i kënaqur nga besimi i tyre e se do të ritakohen sërish pas 48 orësh.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama së bashku me Gramoz Ruçin shkuan në Fier, një ditë pasi ranë dakort për një takim me naftëtarët e Ballshit. Takimi i zhvillua në Bashkinë e Fierit, me një përfaqësi prej tetë personash nga ana e naftëtarëve.

Mirëpo, si nisi e gjithë protesta e naftëtarëve që shkoi deri në grevë urie?

Naftëtarët e uzinës në Ballsh kanë muaj që protestojnë për pagat e pamarra në nafinerinë ku punonin. Protestat e tyre janë transmetuar në çdo media, pasi qytetartë që iu bashkuan kauzës së tyre ishin të shumtë. Protesta e tyre u zhvillua si në ambinetet e rafinerisë në Ballsh ashtu dhe në Tiranë përballë Ministrisë.

Duke parë se nga protestat e tyre nuk pati asnjë reagim ata vendosën që të futeshin në grevë urie në ambientet e Rafinerisë. Burrat qëndruan 22 ditësh ndërsa prej 24 ditësh atyre iu janë bashkuar edhe gratë e tyre.

Grevistët kërkuan marrjen e masave urgjente nga qeveria për të siguruar pagesën e 9 muajve rrogë që e kanë fituar në gjykatë, rinisjen e punës dhe njohjen e librezave të punës ku shënohen sigurimet shoqërore dhe vitet e punës.