Identifikohet pacienti 69-vjeçar që u hodh nga spitali Infektiv mesditën e sotme. Mësohet se bëhet fjalë për Reshat Grendin nga Fieri, i cili ishte shtruar vetëm ditën e djeshme tek Infektivi për t’u mjekuar nga pandemia.
“Pas verifikimeve të mëtejshme, ju bëjmë me dije se inicialet e sakta të shtetasit që dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e spitalit dhe që ndodhet nën kujdesin e mjekëve, janë R. G. 69 vjeç,”-shkruan Policia.
Fillimisht u raportua se pacienti ndërroi jetë pas hedhjes nga lartësia, por më pas u sqarua se 69-vjeçari fatmirësisht kishte arritur që të mbijetonte dhe se aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


