Biden njofton zgjedhjen e tij për shef të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë

Klain, ndihmës për kohë të gjatë i Biden-it, do të mbikëqyrë Zyrën Ekzekutive të Presidentit dhe do të shërbejë si këshilltarë i lartë

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Bide, ka njoftuar se Ron Klain do të shërbejë si shef i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Klain, ndihmës për kohë të gjatë i Biden-it, do të mbikëqyrë Zyrën Ekzekutive të Presidentit dhe do të shërbejë si këshilltarë i lartë.

“Ron ka qenë i paçmueshëm për mua gjatë shumë viteve që kemi punuar së bashku, përderisa shpëtuam ekonominë amerikane nga një prej rënie më të këqija në historinë tonë në vitin 2009 dhe më vonë tejkaloi një emergjencë të frikshme të shëndetit publik në vitin 2014”, tha Biden.

Ai tha se përvoja e thellë dhe aftësia e Klain-it për të punuar me njerëz në të gjithë spektrin politik është pikërisht ajo që i nevojitet presidentit amerikan në krye të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë përderisa përballet me këtë moment krize.

Klain tha se është i nderuar t’i shërbente Biden-it në këtë rol dhe se mezi priste të ndihmonte atë dhe zv/presidenten e zgjedhur, Kamala Harris, në rezidencën presidenciale.

Emërimi i 59-vjeçarit është i pari për Biden, i cili parashikohet të fitojë garën presidenciale të 3 nëntorit kundër rivalit të tij republikan, Donald Trump.

Në vitet 2009-2011, Klain ishte shef i kabinetit të Biden-it nën administratën e ish-presidentit Barack Obama dhe më parë shërbeu si shef i kabinetit të zv/presidentit Al Gore gjatë administratës së Klintonit.

Ai po ashtu mbikëqyri përgjigjen e administratës Obama ndaj epidemisë Ebola në Afrikën Perëndimore në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015.

Klain u bashkua me fushatën presidenciale të Biden-it këtë vit si këshilltar i lartë.