Të shtëna armësh në drejtim të ambasadës së Arabisë Saudite në Hagë

Policia hollandeze ka nxituar të raportonin për të shtënat me armë, por qitësi ishte larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinin, ndërkohë detektivët po hetojnë për zbardhjen e plotë të çështjes.

Ambasada e Arabisë Saudite në Hagë është troditur nga disa të shtëna me armë në drejtim të objektit ditën e sotme. Sipas DailyMail, bëhet me dije se të shtënat janë dëgjuar në orën 6:00 të mëngjesit, por fatmirësish nuk ka asnjë të lënduar.

Policia hollandeze ka nxituar të raportonin për të shtënat me armë, por qitësi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë detektivët po hetojnë për zbardhjen e plotë të çështjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Motivi i të shtënave është i paqartë. Sakaq, ky sulm vjen vetëm disa orë pas një sulmi me bombë ndaj diplomatëve perëndimorë që morën pjesë në një shërbim të Ditës së Përkujtimit në kryeqytetin Saudit të Jeddah, ku u plagosën katër persona.