Ditën e mërkurë ora 16:00, Shqipëria ka ndeshjen e fundit për Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë. Në “Air Albania” kuqezinjtë kanë për detyrë vetëm fitoren, pasi vetëm suksesi i katapulton në Ligën B por jo vetëm kaq. Vetë vendi i parë sjell 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes në këtë ligë.
Gjithashtu vendi i parë i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo më lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar edhe në renditjen e përfaqësueseve europiane me kriter pikërisht ecurinë në Ligën e Kombeve. Pra, fitorja me Bjellorusinë vlen shumë.



