Taulant Balla: Drejtësia ka dështuar, nuk ndalojmë dot që partitë të mos financohen nga burime të paligjshme, Basha ka marrë para nga Rusia, një vend jo miqësor me ne

Taulant Balla: Më 23 korrik kemi votuar pikërisht këtë që po bëjmë sot. Dhe këtu përfundon kjo çështje, Partia Socialiste e Shqipërisë në 30 vite nuk ka shkelur kurrë asnjë marrëveshje, edhe me kundërshtarët e vet. Ndryshimet kushtetuese u kanë hapur rrugë edhe hapjes së listave. Edhe pak kohë na mbetet nga zgjedhjet, po bëhemi gati për të garuar tek gjykatësi që është populli shqiptar. Ai është një gjyqtar i pagabueshëm. Përsa u përket çështjeve të financimit të partive politike në Shqipëri, duhet forcuar legjislacioni. Nuk kemi ne sot një që ta ndalojë financimin e partive nga burime të paligjshme. Institucionet e drejtësisë kanë dështuar në verfikimin e financimit të Lulzim Bashës. Nga një kompani ne Edinburgh, me pasaporta rude, erdhën dhe financuan Bashën. Rudia nuk është një vend miqësor me Shqipërinë, nuk është e pranueshme që PD-ja të financohet nga një vend që nuk është miqësor me ne. është e papranueshme, partitë bien pre e këtyre financimeve. PD-ja është partia më madhe në vend pas PS-së.