Ish- Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka reaguar pasi kompania farmaceutike amerikane Moderna njoftoi se vaksina e saj kandidate kundër koronavirusit ka rezultuar të jetë 94.5% efektive për parandalimin e sëmundjes vdekjeprurëse.
Në një postim në rrjetet sociale Trump shkruan se të gjitha zbulimet e mëdha në të mirë të njerëzimit sipas tij ndodhën në kohën kur ai ishte në pushtet.
“Një tjetër vaksinë sapo u njoftua. Këtë herë nga Moderna, 95% efektive. Për ata “historianë” të mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha, të cilat do t’i japin fund Murtajës së Kinës, të gjitha ndodhën sa kam qenë unë në krye!.”- shkruan Trump.
Kompania Amerikane Moderna pretendon se ka gati vaksinën kundër COVID19. BBC shkruan se vaksina e prodhuar nga Moderna është 94.5% efikase në parandalimin e COVID-19. Moderna thotë se është një “ditë e shkëlqyer” dhe ata planifikojnë të aplikojnë për miratim për të përdorur vaksinën në javët e ardhshme.


