5 punonjës e 3 fëmijë infektohen me Covid, mbyllet qendra e Zhvillimit të personave me aftësi të kufizuara

Burime bëjnë me dije se 3 fëmijët të cilët janë infektuar janë asimptomatikë dhe do të qëndrojnë në karantinë bashkë me 6 kujdestare, ndërkohë që asnjë pjesëtar tjetër i stafit nuk do lejohet të hyjë brenda.

Covid-19 ka hyrë në qendrën qendrën e Zhvillimit të personave me aftësi të kufizuara në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ditën e sotme janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 5 punonjës të kësaj qendre dhe 3 fëmijë. Pas konfirmimit të tyre, për pasojë  kjo qendër është izoluar me vendim të autoriteteve shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se 3 fëmijët të cilët janë infektuar janë asimptomatikë dhe do të qëndrojnë në karantinë bashkë me 6 kujdestare, ndërkohë që asnjë pjesëtar tjetër i stafit nuk do lejohet të hyjë brenda.

Në 24 orët e fundit në Vlorë u regjistruan 32 raste të reja. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Vlorë janë infektuar me Covid 686 persona dhe kanë humbur jetën 13 të tjerë.

Ditën e sotme në të gjithë vendin u raportuan 694 raste të reja dhe 6 humbje jete.