Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 467.730, njoftoi ministria. Rreth 3.911 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 385.480, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 168, që është shifra më e lartë deri më tani, për të shkuar në 12.840.
Gjithsej 164.547 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 17,73 milionë. Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 4.641, ndërsa 3,4 për qind këtë javë vuajnë nga pneumonia./AA



