“Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës , dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”, u shpreh kryeministri.
Dita e Pavarësisë, Rama: I uroj festën Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi
Pas mbajtjes në Vlorë të ceremonisë së ngritjes së flamurit, ku presidenti i Republikës, kryeministri dhe kreu i Kuvendit vendosën kurora me lule në monumentin e pavarësisë, Edi Rama pati një prononcim për gazetarët



