I riu bie në kontakt me rrymën, në gjendje kritike për jetën, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Adoleshenti është transportuar me urgjencë në Tiranë, por gjendja e tij fatkeqësisht deri në mesnatë ka qenë thuajse e pashpresë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Katund i Ri në Elbasan. Një 16 vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka përfunduar në gjendje kritike për jetën në spitalin e djegieve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Ish Kombinatit Metalurgjik, ku 16-vjeçari E.Hoxha kishte shkuar për të mbledhur skrap së bashku me një bashkëmoshatar. Ndërsa ka qenë duke mbledhur hekurishte, ai ka rënë në kontakt me një përcjellës të rrymës elektrike dhe ka pësuar djegie të shkallës së rëndë.

Adoleshenti është transportuar me urgjencë në Tiranë, por gjendja e tij fatkeqësisht deri në mesnatë ka qenë thuajse e pashpresë.