Festoi golin me një dedikim ndaj Maradonës, ja sa do i kushtoj Barçës gjoba ndaj Messit

Barcelona do të duhet të paguajë 3,000 euro gjobë ndaj RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) për festimin që Lionel Messi i dha bashkatdhetarit të tij Diego Armando Maradona në ndeshjen kundër Osasunës.

Kapiteni katalanas hoqi fanellën e Barçës, për t’i treguar botës bluzën e Newells Old Boys, ekipit argjentinas në të cilin Maradona mbajti numërin 10-të dhe në klubin ku Messi do të dëshironte të mbyllte karrierën e tij.

Sipas nenit 91 të Kodit Disiplinor të RFEF : “Futbollisti i cili, me rastin e shënimit të një goli ose për ndonjë shkak tjetër që rrjedh nga peripecitë e lojës, ngre fanellën e tij dhe shfaq çdo lloj reklame, slogani, legjende, akronimet, anagramet ose vizatimet, cilado qoftë përmbajtja e tyre ose qëllimi i veprimit, do të dënohen, si autor i një vepre të rëndë, me gjobë deri në 3,000 euro dhe paralajmërim ”.