E pazakontë/ Burri bën 450 kilometra rrugë për të qetësuar nervat pas shèrrit që pati me gruan e tij. U gjet pas një jave nga…

Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 48-vjeçar ka bërë 450 kilometra rrugë në këmbë për të qetësuar nervat, pas shèrrit që pati me gruan e tij. Mediat italiane raportojnë se burri filloi të ecte në këmbë në Como, por përfundoi në Fano.

Burri u gjet në orën dy të mëngjesit nga disa pòlicë që po kryenin kontrolle rrugore për t’u siguruar që respektohen masat anti-Covid.

48-vjeçari, i cili po ecte rrugës, u dërgua në stacionin e pòlicisë, ku u zbulua se kishte humbur kontaktin me familjarët prej një jave. Pavarësisht hallit, që kishte, burri u gjobit nga pòlicia për shkelje të rregullave anti Covid.

Siç raportohet, kur pòlicët e ndaluan atë në Gimarra (Fano), 48-vjeçari, banues në provincën e Como, ishte i kthjellët dhe i mirë-orientuar, por i lodhur dhe kishte ftohtë. Sapo mbërriti në stacionin e pòlicisë, ai dregoi për “aventurën” e tij.

“Unë eca deri këtu – deklaroi burri -. Unë nuk përdora asnjë mjet. Në këto ditë hëngra dhe piva sepse njerëzit që takova gjatë rrugës më ofruan ujë dhe ushqim. Jam mirë, pak i lodhur “.

Ndërsa burri ishte duke udhëtuar në këmbë, gruaja e tij e  kishte raportuar në pòlici si të zhdùkur. Pasi u lajmërua nga pòlicia, gruaja shkoi në Fano për të marrë burrin e saj.