Xhulio Prela u nxorr në pritë! Zbardhet dëshmia e familjarëve në Polici: U telefonua nga dikush

Familjarët tregojnë atë që ndodhi para vrasjes.

Xhulio Prela, efektivi 26-vjeçar i FNSH në Shkodër është nxjerrë në pritë dhe më pas është ekzekutuar. Familjarët kanë deklaruar në polici se ai u mor në telefon nga dikush dhe më pas u nis drejt Lezhës.

Xhulio Prela, 26 vjeç efektiv i FNSH në qytetin e Shkodrës është ekzekutuar me një plumb në zemër mëngjesin e sotëm.

Autorët e vrasjes janë identifikuar dhe janë larguar nga vendngjarja me një kamion në ngjyrë të verdhë. I riu me origjinë nga Puka jetonte prej vitesh në Lezhë, ndërsa vazhdonte edhe studimet në Akademinë e Sigurisë në Tiranë.