Identifikohen 3 të dyshuarit kryesore për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prelës.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga ana e Policisë së Lezhës, janë shoqëruar 30 persona nga zona e Milotit, të cilët akuzohen se mund të kenë pasur dijeni lidhur me ngjarjen.
Të njëjtat burime nga Policia bëjnë me dije se disa prej tyre kanë qenë edhe dëshmitarë të ekzekutimit.
Megjithatë Policia është shfaqur e rezervuar dhe për arsye hetimi nuk i ka bërë me dije emrat e të dyshuarve kryesorë të ngjarjes, ndërkohë që ekspertët hetimor janë rikthyer sërish në vendin ku u vra Xhulio Prela për të krehur edhe njëherë vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë.


