Qindra qytetarë kanë dalë në protestë pasditen e kësaj të mërkure përpara ministrisë së Brendshme ku kërkojnë drejtësi për vrasjen nga policia të Klodjan Rashës.
Me thirrjet “Duam Drejtësi”, “Poshtë komunizmi”,“Lleshaj jep dorëheqjen”protestuesit janë bërë bashkë me një qëllim të vetëm, të kundërshtojnë aktin ekstrem të bërë nga polici i cili vrau Klodjan Rashën mëngjesin e 8 dhjetorit.
Kjo protestë nuk ka një organizator, por qytetarët janë vetë organizuar në rrjetet sociale.
Situata para Ministrisë së Brendshme është tensionuar teksa protuestuesit janë përplasur edhe me efektivët e Policisë.
Për një moment të pranishmit në protestë thyenë gardhin metalik dhe u drejtuan tek godina e MB, teksa kanë hedhur edhe hurma në drejtim të saj. Policët kanë ndërhyrë për t’i larguar dhe në atë moment ka ndodhur edhe përplasja e cila vijon.
Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj si dhe dënimin me burg për drejtuesit e Policisë lidhur me vrasjen e djeshme të të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.



