Një grua është gjetur e mbytur në liqenin e Banjës, në Gramsh. Viktima është e moshës rreth 53-vjeçare, ndërsa është gjetur pranë fshatit Gjergjovin.
Nga informacionet e para, bëhet e ditur se viktima është me inicialet L. Z., ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e ngjarjes.



