Krijuesi i Pfizer dhe BioNTech shuan frikën: Vaksina është efektive ndaj covidit të ri, por mund të bëjmë edhe një të re për 6 javë

Në një deklaratë për shtyp ai ka thënë se nuk është i sigurt që vaksina Pfizer/BioNTEch është efektive kundër mutacionit, por nëse është e nevojshme mund të bëhet e re, brenda gjashtë javësh .

-Krijuesi i vaksinës Pfizer dhe BioNtech, Ugur Sahin, ka reaguar në lidhje me mutacionin e ri të Covid-19. Në një deklaratë për shtyp ai ka thënë se nuk është i sigurt që vaksina Pfizer/BioNTEch është efektive kundër mutacionit, por nëse është e nevojshme mund të krijojë një të re brenda gjashtë javësh.

“Për momentin ne nuk e dimë nëse vaksina jonë mund të sigurojë mbrojtje kundër këtij mutacioni por nëse proteinat e mutacionit janë 99% identike me formën mbizotëruese të koronavirusit, unë kam besim shkencor në vaksina.  Shanset që vaksina jonë të funksionojë janë relativisht të larta. Por nëse është e nevojshme,  ne mund të fillojmë drejtpërdrejt krijimin e një vaksine që imiton plotësisht mutacionin e ri brenda gjashtë javësh,”– ka thënë ai duke vënë në dukje se është  në proces të kryerjes së studimeve të mëtejshme, duke shpresuar të ketë të dhëna më të besueshme në javët e ardhshme.

Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe.

Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit. Ndërkohë, raste të mutacionit të ri janë shfaqur dhe në vende të tjera jashtë Britanisë, si në Danimarkë, Holandë dhe Itali.